Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROT E RADHËS

UEFA vendos: EURO 2028 në Mbretërinë e Bashkuar e Irlandë, EURO 2032 në Turqi e Itali

UEFA vendos: EURO 2028 në Mbretërinë e Bashkuar e Irlandë, EURO 2032 në Turqi e Itali


10 October, 2023 @12:12

UEFA ka vendosur sot dhe zyrtarisht ka njoftuar se EURO 2028 do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, ndërsa EURO 2032 në Turqi e Itali.

Pa kundërshtime u pranua organizimi i evropianit EURO 2028 në Mbretëri të Bashkuar dhe Irlandë, pasi që Turqia me Italinë u dakorduan të marrin organizimin e EURO 2032.

Stadiumi “Principality” i Kardifit në Uells, do të jetë nikoqir i ndeshjes hapëse të EUROs 2028, ndërsa finalja do të luhet në “Wembley” të Londrës.

Irlanda, Irlanda Veriore dhe Uellsi, asnjëherë më parë nuk kanë qenë organizatore të një ngjarjeje të madhe futbollistike dhe ky bashkorganizim i shteteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës do të mundësojë që këto tri vende për herë të parë të jenë nikoqire të ndeshjeve të një turneu të madh.

Stadiumet për EURO 2028:

1. Wembley Stadium (London) (kapaciteti 90,652)

2. Principality Stadium (Cardiff) (73,952)

3. Tottenham Hotspur Stadium (London) (62,322)

4. Etihad Stadium (Manchester) (61,000)

5. Everton Stadium (Liverpool) (52,679)

6. St James’ Park (Neëcastle) (52,305)

7. Villa Park (Birmingham) (52,190)

8. Hampden Park (Glasgoë) (52,032)

9. Aviva Stadium (Dublin) (51,711)

10. Casement Park (Belfast) (34,500).

 


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani