Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

McTOMINAY SHPËTIMTAR

McTominay sjell fitoren e Man United ndaj Chelseat

McTominay sjell fitoren e Man United ndaj Chelseat


6 December, 2023 @23:18

Për herë të dytë këtë stinor Scott McTominay ka shënuar dygolësh në Old Trafford, për t’ia siguruar fitoren e vlefshme ekipit të tij dhe për ta zbutur presionin ndaj trajnerit të Manchester Unitedit, Erik ten Hag. Mesfushori skocez (19’, 69’) ka dalë në skenë në ndeshjen, ku United humbi mori rastesh - përfshirë edhe penalltinë e Bruno Fernandes - dhe totalin prej 28 shutave, për të shënuar në momente që dolën të jenë kyqe në fitore.

Manchester United

Manchester United mposhti Chelsean 2-1, ndërsa mysafirët kishin barazuar pak para fundit të pjesës së parë përmes Cole Palmerit (45’). Për më tepër, McTominay ishte afër edhe hat-trickut të parë në karrierë, por s’arriti të shënojë. Zëvendësuesi i Chelseat, Armando Broja goditi shtyllën kur loja kishte kaluar 80. minutat e saj, derisa vendasit duruan presionin në fund për të siguruar tre pikë.

Cole Palmer

Fitorja e nëntë sezonale për Manchester Unitedin i bën ata të kenë 27 pikë nga 15 ndeshje dhe të renditjen të gjashtit, ndërsa Chelsea është i dhjeti me 19 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League