Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KTHEHET ME GOL!

Rikthim me gol pas 10 muajsh, por del përsëri me lëndim

Foto: ChelseaFC/ fb

Rikthim me gol pas 10 muajsh, por del përsëri me lëndim


2 October, 2023 @23:06

Duke shpresuar që lëndimi i sotëm i Brojës është jo serioz, sulmuesi i Shqipërisë ka bërë rikthim të madh në fushë pas gati një viti, derisa ka shënuar golin e parë për ekipin që prej tetorit të vitit të kaluar.

Armando Broja ka qenë në 11-shen e parë të Chelseat për ndeshje ndaj Fulhamit sonte, ndërsa i është përgjigjur me gol besimit të trajnerit Mauricio Pochettino. Chelsea ka shënuar fitoren e parë në Premier Ligë që prej 25 gushtit kur mposhtën Lutonin në shtëpi. Kjo është fitorja e dytë e tyre këtë stinor. Chelsea ka mposhtur Fulhamin, 0-2.

Armando Broja

Mirëpo, në minutën e 65 të ndeshjes ai u desht të dalë nga fusha me dhimbje dhe duke çaluar, pas një lëndimi - për të cilin duhet pritur konstatimin e mjekëve të klubit.

Përndryshe me këtë fitore Chelsea ka dalë në pozitën e 11 të renditjes në Premier Ligë me 8 pikë pas 7 ndeshjeve, derisa Fulham ka po aq pikë dhe është i 13-ti në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League