Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT TURQISË

Pepe largohet prej Arsenalit, shkon në Trabzonspor

Pepe largohet prej Arsenalit, shkon në Trabzonspor


8 September, 2023 @21:37

Ish rekord transferi i Arsenalit, Nicolas Pepe, është bërë lojtar i ri i Trabzonsporit turk, duke kaluar aty si transfer i lirë. BBC Sport ka bërë të ditur që pas katër viteve dëshpëruese të kaluara në Emirates, Pepe është bërë lojtar i ri i ekipit nga Deti i Zi.

The Gunners kishin paguar rreth 85 milionë euro për Pepen për ta transferuar nga Lille në vitin 2019. Ai shënoi 27 gola në 112 ndeshje për Arsenalin, ndërsa stinorin e kaluar luajti te Nice si huazim nga ekipi i Londrës.

Futbollisti 28-vjeç nuk ishte përfshirë në ekip të Arsenalit në asnjë ndeshje të këtij stinori nga Mikel Arteta. Pepe ka qenë rekord transferi i Arsenalit deri këtë verë, kur topçinjtë transferuan Declan Rice nga West Ham për 116 milionë euro.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League