Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HAMMERS ON TOP!

West Ham merr kreun me fitore ndaj Lutonit

West Ham merr kreun me fitore ndaj Lutonit


1 September, 2023 @22:59

West Ham United ka shënuar fitoren e radhës në Premier Ligë, duke e mposhtur Luton Townin sonte, ndërsa me këtë fitore ekipi i drejtuar nga David Moyes ka marrë, së paku përkohësisht, kreun e elitës së futbollit anglez.

Në një ndeshje që nuk kishte shut drejt portës deri në golin e parë të ndeshjes, ka qenë Jarrod Bowen që dha epërsinë ndërsa 5 minuta para fundit të ndeshjes ka qenë mbrojtësi Kurt Zouma që siguroi fitoren e çekanëve, para se Mads Andersen të shënojë golin e nderit për vendasit që po militojnë për herë të parë në Premier Ligë.

Luton Town 1-2 West Ham United [Andersen 90+2 — Boëen 37, Zouma 85].

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara West Ham ka 10 pikë, ndërsa atë mund ta kalojë vetëm Manchester City që ka një ndeshje më pak me 9 pikë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League