Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA

Chukwuemeka - jashtë fushave për 6 javë

Chukwuemeka - jashtë fushave për 6 javë


22 August, 2023 @11:58

Futbollisti i Chelseat, Carney Chukwuemeka, do të jetë jashët fushave të gjelbëra për gjashtë javë. BBC Sport ka bërë të ditur sot se mesfushori anglez i londinezëve pas lëndimit të pësuar në ndeshje ndaj West Hamit është operuar dhe do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për këtë periudhë kohore.

Futbollisti 19-vjeçar që erdhi nga Aston Villa këtë verë, ka qenë në formacionin startues të Mauricio Pochettinos në dy ndeshjet e para të stinorit. Bile, ai edhe shënoi golin e vetëm të Chelseat në ndeshjen e humbur nga West Ham United.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League