Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAVAREZI - HARRY KANE!

Bayern bën transferin e madh - Harry Kane

Bayern bën transferin e madh - Harry Kane


12 August, 2023 @12:18

Sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane edhe zyrtarisht është lojtar i Bayernit të Munchenit, ndërsa ekipi bavarez ka lëshuar sot fotografitë e 9-shes së re të tyre me fanellën e re të lojtarit.

Kane i kushtoi Bayernit 110 milionë euro, ndërsa ai mund të debutojë që sonte kur Bayern luan ndaj Leipzigut përballjen e Superkupës së Gjermanisë.

Rroga e 30-vjeçarit, sipas mediave të huaja, te Bayern do të jetë 25 milionë euro në vjet. Kontrata e Kane me Bayernin është katër vjeçare dhe nëse ai qëndron aty, do të ketë 100 milionë euro të sigurta.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League