Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HARRY KANE

Marrëveshja e madhe! Kane drejt Bayernit

Marrëveshja e madhe! Kane drejt Bayernit


10 August, 2023 @13:04

Njëri ndër qendërsulmuesit më të mirë në botë, Harry Kane, pas shumë kërkesave nga Bayern Munchen, pritet të shkojë drejt “Allianz Arena”. Mediat angleze raportuan që në mëngjes se Tottenham Hotspur ka pranuar ofertën e ekipit bavarez për shumën prej 100 milionë euro dhe bonuse shtesë.

Si duket, ekipet kanë rënë në ujdi për transferin e lojtarit dhe tani pritet përgjigjja dhe vendimi përfundimtar i sulmuesit anglez me përvojë - që njihet si makinë e golave dhe karrierën e tij e ka zhvilluar plotësisht në Tottenham. Ai është edhe qendërsulmuesi kryesor dhe kapiten i kombëtares angleze.

Kane 30-vjeç njihet si sulmues shembullor jo vetëm në fushë, por edhe me profesionalizmin e tij jashtë. Bayern në anën tjetër prej se u nda me Robert Lewandowskin, nuk arriti të rehatohet me lojtarët e pozitës për të cilën u fol deri tash.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League