Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI MERR QENDËRMBROJTËSIN KROAT

Josko Gvardiol, kontratë 5-vjeçare me Man Cityn

Josko Gvardiol, kontratë 5-vjeçare me Man Cityn


6 August, 2023 @17:17

Qendërmbrojtësi kroat, Josko Gvardiol, është lojtar i ri i kampionit të Anglisë, Manchester City. Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me ekipin që drejtohet nga Pep Guardiola, ndërsa City i ka paguar Leipzigut 90-milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.

Gvardiol ka qenë ndër lojtarët më të dalluar të Leipzigut në Bundesligë, ndërsa vetëm dy vite më parë kishte arritur aty nga Dinamo Zagreb. Mbrojtësi kroat ka luajtur për kombëtaren e “të zjarrtëve” 21 herë, ndërsa ka qenë ndër lojtarët e dalluar që me Kroacinë arritën pozitën e tretë në Botërorin e fundit, Katari 2022.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luajë në Angli. Të jesh pjesë e Manchester Cityt pas stinorit të kaluar që patën, është me të vërtetë nder për mua. Secili që ka parë Manchester Cityn në stinorin e kaluar e din që është ekipi më i mirë në botë. Të fitosh “tripletën” është mjaftueshëm për ta kuptuar se çfarë cilësie ka skuadra,” ka thënë 24-shja e re e “qytetarëve”.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League