Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA TESTEVE MJEKËSORE!

Moises Caicedo - rekord transfer i Britanisë!

Moises Caicedo - rekord transfer i Britanisë!


11 August, 2023 @11:54

Mesfushori i Brightonit, Moises Caicedo, është para zyrtarizimit te Liverpool. E Liverpool për atë është i gatshëm të thyejë rekordin britanik të transferit duke paguar në arkë të Brightonit 111 milionë funta, ose 128 milionë euro.

Caicedon 21-vjeç e kërkoi edhe Chelsea, por Brighton s’dëgjonte oferta nën 100 milionë euro. Tash, oferta e Liverpoolit është pranuar ka bërë të ditur BBC Sport, ndërsa ekuadoriani do të udhëtojë për në Anfield Road për të kryer testet mjekësore, para se të zyrtarizohet si lojtar i ri i të kuqve.

Përndryshe, Premier Liga angleze nis sot stinorin e ri me ndeshjen Burnley - Manchester City.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League