Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ CHELSEAT

Ziyech afër Galatasarayit

Ziyech afër Galatasarayit


18 August, 2023 @12:17

Galatasaray është shumë afër nënshkrimit me krahun e Chelseat, Hakim Ziyech. Algjeriani që shkëlqeu në Botërorin e fundit pritet të arrijë në Stamboll për testet mjekësore, ndërsa mediat e atjeshme kanë bërë të ditur se ekipi turk do t’i paguajë Chelseat 1 milionë euro për transferin e tij.

Mirëpo, te Ziyech janë parë probleme në kalimin e testeve mjekësore. E zyrtarë të Galatasarayit kanë thënë se janë në dijeni për këtë gjë dhe posa të futet në teste do të kuptohet se a do të realizohet transferi i tij në klub.

Sipas NTV Spor, nëse Ziyech kalon testet mjekësore, do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Galatasarayin, që është kampion aktual i Turqisë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League