Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROMELU LUKAKU

Mund të përfundojë në Tottenham

Mund të përfundojë në Tottenham


16 August, 2023 @14:10

Sulmuesi belg Romelu Lukaku mund të përfundojë këtë verë në Tottenham Hotspur. Mediat e ndryshme kanë bërë të ditur se sulmuesi që së fundi veshi fanellën e Interit dhe arriti finalen e Ligës së Kampionëve në stinorin e kaluar është në bisedime me ekipin londinez.

Tottenham së fundi u lirua nga legjenda e klubit Harry Kane, që shkoi drejt Bayernit. Bavarezët paguan mbi 100-milionë euro në llogari të Tottenhamit për të siguruar Kane-in.

Lukaku në anën tjetër pati spekulime se a do të qëndrojë te Inter apo do të kalojë te Juventus, që ngjalli “ballina” të mëdha në gazetat italiane - por asnjëra nga marrëveshjes s’u realizua. Tash mbetet të shihet nëse Spurs do të vendos përfundimisht për qendërsulmuesin korpulent belg.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League