Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRSËRI NË STAMBOLL

Milot Rashica në Beşiktaş

Milot Rashica në Beşiktaş


15 August, 2023 @20:36

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, është para zyrtarizimit të tij te ekipi nga Stambolli, Beşiktaş. Mediat turke kanë bërë të ditur se bardhezinjtë e Stambollit kanë arritur marrëveshje me Norwich Cityn për të blerë kartonin e vushtrriasit, ndërsa ky i fundit do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare me shqiponjat.

Norwich City do të përfitojë 5-milionë euro si para transferi, ndërsa futbollisti 27-vjeçar me të kaluar testet mjekësore do të bëhet anëtar i ri i klubit.

Kujtojmë, në stinorin e kaluar Rashica luajti për rivalin e Beşiktaşit Galatasaray, me të cilët u bë kampion i Turqisë. Ai në stinorin e kaluar ishte i huazuar te Galatasaray nga Norwich City. Rashica në 30 ndeshje me Galatasarayin shënoi gjashtë gola dhe bëri shtatë asistime.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League