Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ STUTTGARTIT NË LIVERPOOL!

Japonezi Endo, shton përvojë në mesfushë të Liverpoolit

Japonezi Endo, shton përvojë në mesfushë të Liverpoolit


18 August, 2023 @16:41

Liverpool ka zyrtarizuar sot mefsushorin e ri të skuadrës, Wataru Endo. Japonezi 30-vjeçar pritet t’i shtojë përvojë skuadrës në mesfushë, derisa Jurgen Klopp reagoi me japonezin, pasi që ekipi s’arriti të siguronte njërin nga mesfushorët e kërkuar Moises Caicedo dhe Romeo Lavia - të dy shkuan te Chelsea.

Endo erdhi te Liverpool për 19 milionë euro, ndërsa luan në qendër të mesfushës. Ai ka përvojë të madhe në futbollin ndërkombëtar, ndërsa është i rregullt te kombëtarja japoneze, e katër vitet e fundit ka qenë te Stuttgarti, duke u bërë edhe kapiten i skuadrës.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League