Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARGJENTINASI SHPËTON NGA SUSPENDIMI

Mac Allisterit i hiqet suspendimi

Mac Allisterit i hiqet suspendimi


23 August, 2023 @10:56

Mesfushori i Liverpoolit Alexis Mac Allister do të mund të jetë në dispozicion të Jurgen Kloppit, pasi që Komisioni i Pavarur Rregullativ i Premier Ligës ia ka hequr suspendimin për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e fundit të ekipit, ndaj Bournemouthit.

Liverpool u ankua për vendimin për tre ndeshje moslojë për argjentinasin, duke e vlerësuar si vendim të rëndë. Pas ankesës së Liverpoolit, Komisioni në fjalë vendosi në favor të lojtarit, duke e vlerësuar vendimin e referit kryesor të ndeshjes, si të rëndë.

Mesfushori 24-vjeçar u skuq dhe u suspendua për tri ndeshje pasi që “preku” këmbën e Ryan Christie-t në minutën e 58 të ndeshjes në “Anfield Road”.

“Komisioni i Pavarur Rregullativ ka mënjanuar suspendimin e Alexis Mac Allisterit për tri ndeshje moslojë, pasi që vendimi u vlerësua i gabuar,” ka shkruar Federata e Futbollit të Anglisë (FA) në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League