Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË E SEZONIT

Chelsea më në fund, arriti fitoren e parë

Chelsea më në fund, arriti fitoren e parë


26 August, 2023 @8:07

Kundërshtar është dashur të jetë Luton Town që po debuton në Premier Ligë, ndërsa Chelsea të arrijë fitoren e parë të stinorit në elitën e futbollit anglez.

Raheem Sterling ka qenë i disponuar për lojë mbrëmë, derisa ka shënuar dy herë dhe ka shtuar një asistim për Nicolas Jacksonin për fitoren 3-0 [Sterling 17, 68, Jackson 75].

Kjo ka qenë fitorja e parë e trajnerit të rikthyer në Premier Ligë, Mauricio Pochettino nën drejtimin e Chelseat, që tashmë ka 4 pikë në renditje pas 3 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa ekipi i Lutonit mbetet i fundit në renditje pa pikë ende.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League