Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL

Klopp: Salah është i yni

Klopp: Salah është i yni


25 August, 2023 @13:47

Mohamed Salah do të qëndrojë te Liverpool, përkundër se një spekulim për të ardhmen e tij drejt Arabisë në Saudi Pro League u shfaq së fundi në media të ndryshme.

Vetë trajneri Jurgen Klopp ka bërë të ditur se egjiptiani është i Liverpoolit dhe ai nuk do të lëviz nga klubi, veçmas kur dihet se shtatori është afër dhe nuk ka kohë për zëvendësim të tij.

Të njëjtën e ka bërë të ditur edhe menaxheri i lojtarit, që ka theksuarr se 31-vjeçari është plotësisht i përkushtuar te Liverpool. Mesfushori egjiptian i Liverpoolit dhe lojtari më i rëndësishëm i skuadrës veçse ka treguar formën e lartë që e ka në dy ndeshjet e para të kampionatit, ku shënoi dhe asistoi.

“Nuk ka asgjë për të shtuar në lidhje me Salahun. Ai është esencial për ekipin tonë dhe ashtu do të jetë. Nuk ka asgjë këtu për të shtuar. Ai është lojtar i Liverpoolit,” ka thënë trajneri gjerman i ekipit, Klopp.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League