BESIKTAS
Eric Bailly bëhet bashkëlojtar i Milot Rashicës
5 September, 2023 @14:21
Qendërmbrojtësi 29-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, që nuk pati fat te Manchester United për shkak të lëndimeve, Eric Bailly ka kompletuar kalimin e tij te ekipi turk, Besiktas.
Futbollisti që në stinorin e kaluar luajti si huazim në Olympique Marseille, tash e tutje do të bëhet bashkëlojtar i Milot Rashicës te Besiktasi turk, pasi që skudra turke zyrtarizoi afrimin e mbrojtësit në fjalë.