Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTOHET BUXHETI

Ballkani tashmë ka kaluar 3 milionë euro fitime nga UEFA

Ballkani tashmë ka kaluar 3 milionë euro fitime nga UEFA


1 September, 2023 @9:27

Kampioni i Kosovës Ballkani, me sigurimin e fazës grupore mbrëmë duke eliminuar BATE Borisovin në kuadër të playoffit të Ligës së Konferencës ka siguruar në llogari të klubit edhe 2.9 milionë euro tjera nga UEFA-ja.

Me këtë shumë, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja tashmë ka kaluar shifrën e 3 milionë eurove përfitime nga shtëpia e futbollit evropian këtë verë, ndërsa në fazën grupore do të mund të shtojë me secilën fitore edhe 500 mijë euro tjera në llogari, ndërsa me secilin barazim edhe 160 mijë euro tjera.

Sa i përket llogarisë së bërë nga Kosovan Football, klubi i Ballkanit aktualisht ka arritur shifrën e 4.384.500 euro përfitime nga UEFA-ja.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League