Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI I KOSOVËS SHTON SUKSESIN!

Ballkani përsërit suksesin, siguron grupet e Ligës së Konferencës!

Ballkani përsërit suksesin, siguron grupet e Ligës së Konferencës!


31 August, 2023 @21:43

Me një ndeshje të mençur, pa qendërsulmues klasik në fillim të ndeshjes, Ballkani ka arritur të mbajë topin të kërkojë gol përmes kundërsulmeve, ndërsa ka duruar edhe mbajtjen e topit nga BATE Borisov për të pësuar minimalisht nga ata 1-0, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 2-4! të shkojë tutje në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

Goli i BATE-s erdhi në minutën e 30 të ndeshjes, kur Kontsevoy shënoi për epërsinë e bjellorusëve, por kampioni i Kosovës nuk gaboi më tutje duke menaxhuar mirë lojën dhe me siguri në repartin mbrojtës dhe të mesit të fushës, çoi duelin deri në fund për të siguruar Ligën e Konferencës.

BALLKANI - VET HISTORIA

Kujtojmë, Ballkani është ekipi i parë nga Kosova që ka luajtur në fazën grupore të Ligës së Konferencës. Ekipi nga Suhareka këtë sukses historik e arriti në stinorin e kaluar. Të njëjtën e përsëriti edhe këtë stinor, duke u bërë ekipi i parë nga Kosova që arrin dy herë radhazi të garojë në vjeshtë të garave evropiane. 

Nesër në short, Ballkani do të mësojë edhe kundërshtarët e fazës grupore të garës, ku kësaj radhe pritet të kërkojë së paku më shumë pikë sesa herën e kaluar.

Me kualifikimin në Ligë të Konferencës, Ballkani do të përfitojë 2.9 milionë euro nga UEFA-ja. Këto i ka të sigurta, ndërsa me secilën fitore në grupe do të shtojë edhe 500 mijë euro në llogari, kurse me secilin barazim, 166 mijë të tjera.

PËRFITIMET PAS PLAYOFFIT TË UECL:

1. Kualifikimi në fazën grupore të Ligës së Konferencës — 2.95 milionë euro;
2. Fitorja në një ndeshje të fazës grupore të Ligës së Konferencës — 500 mijë euro;
3. Barazimi në një ndeshje të fazës grupore të Ligës së Konferencës — 166 mijë euro.

 


 
Të gjitha lajmet nga Conference League