FITORE E MADHE E KAMPIONIT
Fitore e thellë, Ballkani një hap para Ligës së Konferencës
24 August, 2023 @22:24
Një hap para përsëritjes së suksesit të vjetshëm në Ligë të Konferencës. Kanë mbetur edhe 90 minuta lojë për tu luajtur si mysafir i BATE Borisovit, ndërsa Ballkani është shumë afër që të përsëris historinë - të sigurojë fazën grupore të Ligës së Konferencës për të dytën herë dhe atë me radhë. Arritje kjo, që asnjë skuadër nga Kosova nuk e ka bërë.
Fillimi i mirë i Ballkanit në ndeshjen e sontme në Fadil Vokrri dhe rastet e mira, iu rikthyen si dush i ftohtë ekipit të Ilir Dajës. Diçka që dukej si gjysmërast, bëri që Denis Laptev (10’) t’i jep epërsinë mysafirëve.
Por, shpejt erdhi këndellja dhe rinisën sulmet e rrufeshme të kampionit të Kosovës, derisa Bajram Jashanica (31’)u zgjat mirë pas një korneri për të barazuar dhe për të çuar ekipin në pushim me 1-1.
Në pjesë të dytë Ballkani edhe më konkret, ndërsa transferi i kësaj vere Bleart Tolaj shënoi dy herë brenda 10 minutave për ta bërë rezultatin 3-1 (57’, 66’). Krejt në fund, për t’ia hedhur qershinë tortës u përkujdes përvoja e Armend Thaqit, që shënoi për 4-1 (90’) dhe për të mbyllë ndeshjen me tre gola epërsi ndaj skuadrës bjelloruse.
Ballkani's third against Bate Borisov. pic.twitter.com/asQBMj6qjY
— Kosovan Football (@kosovanfooty_EN) August 24, 2023
Festa u bë e madhe me golin e Thaqit, derisa krosimi i tij nuk u prek nga askush për përfundimtaren 4-1, e vrapi i gjithë bankës suharekase dhe gëzimi i madh i strategut Daja - dhanë sinjalin që tashmë Ballkani gati se siguroi fazën grupore. Vendimtarja javën tjetër në stadiumin Varosi të Mezokovesdit të Hungarisë, ku BATE i luan ndeshjet si vendas në gara evropiane.
Ballkani's fourth against Bate Borisov which definitely puts them in a very comfortable position aheat of the returning leg.#BLKBAT | pic.twitter.com/OBfBR9l3IX
— Kosovan Football (@kosovanfooty_EN) August 24, 2023