Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUALIFIKOHEN

Struga kalon Swiftin, në playoff ndaj islandezëve

Struga kalon Swiftin, në playoff ndaj islandezëve


17 August, 2023 @22:27

Me ethe në fund, por kalojnë tutje. Kampioni i Maqedonisë Veriore, Struga e drejtuar nga Shpëtim Duro ka siguruar playoffin e Ligës së Konferencës, përkundër humbjes nga ekipi prej Luksemburgu Swift sonte, 2-1.

Struganët luajtën që prej minutës së 15 të ndeshjes me një lojtar më pak, kur Radeski mori të kuqe direkte, ndërsa dy minuta më vonë golashënuesi legjendar Besart Ibraimi u dha avantazhin 0-1. Por deri në fund, ata pësuan me 2-1, pasi që zëvendësuesit e Swiftit Gustavo dhe Akhalaia shënuan.

Mirëpo, ky rezultat nuk mjaftoi për Swiftin për të shkuar tutje, pasi që Struga kishte fituar ndeshjen e parë 3-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-3 shkoi në playoff. Aty Struga do të ndeshet me ekipin islandez Breidablik, që u eliminua nga Zrinjski i Mostarit në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Struga është vendase në ndeshjen e parë më 24 gusht, ndërsa Bredablik është vendas në ndeshjen e dytë, më 31 gusht, kur edhe do të përcaktohet se cila skuadër futet në fazën grupore të Ligës së Konferencës.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League