Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBYLLET PJESA E PARË

45-minuta nga kualifikimi

45-minuta nga kualifikimi


17 August, 2023 @18:56

Ballkani ka kaluar pjesën e parë ndaj Lincolnit me barazim 0-0, ndërsa pas rastit të parë të ndeshjes të krijuar nga vendasit që kaloi pa problem për Enea Koliçin (18’), kampioni i Kosovës kishte dy raste të mira me Almir Kryeziun (29’ dhe 38’) për të shënuar, por një herë topi u dëbua nga mbrojtja ndërsa në rastin e dytë portieri Coleing shpëtoi vendasit.

Në përgjithësi, Ballkani e kontrolloi duelin në 45-minutat e para, ndërsa Lincoln nuk arriti të krijojë diçka më shumë për të rrezikuar kampionin e Kosovës.

Ballkanit i mbeten edhe 45-minuta lojë në pjesë të dytë për të siguruar fazën playoff të Ligë së Konferencës, ku me shumë gjasë i pret BATE Borisov. Ballkani ka epërsi dygolëshe nga ndeshja e parë ndaj Lincolnit.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League