Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALBION RRAHMANI DREJT RUMANISË

Prej “Lewandowskit” të Malishevës, përmes titullit, drejt Bukureshtit

Foto: FCBallkani/ fb

Prej “Lewandowskit” të Malishevës, përmes titullit, drejt Bukureshtit


6 August, 2023 @12:52

U quajt “Lewandowski” i Malishevës. E mori Ballkani. Ngrohu thuajse një gjysmëstinor bankën fillimisht. U ambientua mirë, fitoi titullin kampion. Fitoi edhe titullin e top-golashënuesit të Superligës. Mori edhe ftesën e Kosovës.

E tashmë, për Albion Rrahmanin u hapën dyert e ekipeve jashtë Kosovës. Ofertat arritën te Ballkani, ndërsa klubi suharekas dy herë kampion i Kosovës u pajtua që sulmuesi i tyre më i mirë të shkojë drejt Rapidit të Bukureshtit.

Sulmuesi 22-vjeç pritet t’i sjellë përfitim rreth 700 mijë euro Ballkanit. Kështu ka raportuar gsp.ro ndërsa në stinorin e kaluar ka shënuar 30-gola në 50 ndeshje në të gjitha garat për suharekasit.

Ballkani edhe zyrtarisht sot ia dha lamtumirën.

Albion Rrahmani

“Lamtumirat janë sa të dhimbshme, aq edhe të hidhura. Andaj sot ty kampioni ynë, foleja jote e përhershme, të thotë thjeshtë MIRUPAFSHIM!

Çdo gol që ke shënuar, do të mbetet në zemrat e secilit tifoz të FC Ballkanit, në zemrat e secilit prej nesh. Çdo minut që ke djersitur me vetëmohim fanellën e klubit, do të ruhet në kujtesën e pa shlyeshme, sepse kontributi yt ishte vlerë e madhe për rrugëtimin tonë të përbashkët.

Ndarjet janë të vështira, por kur ato bëhen për të nisur një rrugë të re, me perspektivë për të ardhmën e një futbollisti të këtij vendi, të gjithë bëhemi bashkë, në përkrahje të mundësive të reja të kampionëve tanë.

Faleminderit për angazhimin shembull në çdo ndeshje e në çdo rrethanë. Ti nuk e ke kursyer vetën asnjë çast, madje as atëherë kur ke ndjerë dhimbje në trupin tënd, ti ishe gjithmonë i gatshëm për t’i ndihmuar shokëve të skuadrës, në synimet drejt sukseseve tona, duke nderuar vetën, klubin dhe qytetin tonë.

Ne jemi të bindur që karrierë e pasur të pret para, andaj të dëshirojmë sukseset më të mëdha të mundshme, kurse derën e familjes së madhe të FC Ballkanit, do ta kesh të hapur përjetësisht.” - shkroi FC Ballkani në njoftimin përshëndetës për Rrahmanin.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League