PËR HERË TË TRETË!
Katërshja kosovare në ndeshjen e Ligës së Konferencës
Teksti: FFK
10 August, 2023 @8:59
Gjyqtari kosovar, Visar Kastrati për herë të tretë në këtë edicion do ta ndajë drejtësinë në UEFA Conference League. Ai është deleguar nga UEFA në ndeshjen e parë të rrethit të tretë, ndërmjet skuadrës rumune, Sepsi Sfantu Gheorghe dhe asaj kazake, Aktobe.
Ndeshja do të zhvillohet të enjten në orën 19:00. Kastratit do t’i asistojnë Besnik Morina dhe Fatlum Berisha, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.