SHORTI I PLAYOFFIT
Ballkani mëson rivalin e playoffit për kualifikim në Ligë të Konferencës
7 August, 2023 @14:32
Kampioni i Kosovës ka mësuar sot kundërshtarin e radhës në kuadër të Ligës së Konferencës. Aktualisht, Ballkani pritet të ndeshet me Lincoln Red Imps, në kuadër të raundit të tretë kualifikues dhe nëse e kalon këtë, atëherë do të ndeshet me fituesin e përballjes Sheriff Tiraspol - BATE Borisov.
Ballkani luan të enjten më 10 shtator ndaj Lincoln Red Imps të Gjibraltarit ndeshjen e parë në Prishtinë, ndërsa një javë më pas do të luajë në Gjibraltar.
E pas kësaj do të luajë ndaj kampionit të Moldavisë, Sheriff Tiraspol ose vendit të tretë të Bjellorusisë, BATE Borisov. Dueli i parë i playoffit është paraparë ët luhet më 24 gusht, ndërsa ai i kthimit 31 gusht.