Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PJESËN E DYTË SHPËRTHEJNË SUHAREKASIT

Ballkani me epërsi dygolëshe ndaj Lincolnit

Foto: FFK

Ballkani me epërsi dygolëshe ndaj Lincolnit


Teksti: FFK

11 August, 2023 @11:32

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ka vazhduar serinë e suksesshme në garat evropiane, teksa të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka mundur skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, me rezultat 2:0. Kjo ndeshje i takoi rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, derisa me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka bërë hap të madh drejt kalimit në “play-off”.

Ballkani e dominoi lojën por deri te shënimi i golave erdhi në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Meriton Korenica në minutën e 59-të, kurse tre minuta më vonë Lorenc Trashi shënoi supergol nga distanca.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 17 gusht në Gjibraltar.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League