Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CONFERENCE LEAGUE

Përcaktohet kundërshtari i Ballkanit në Play Off të Conference League

Përcaktohet kundërshtari i Ballkanit në Play Off të Conference League


17 August, 2023 @21:50

Është përcaktuar kundërshtari i Ballkanit për fazën Play Off të UEFA Conference League, faza e fundit para fazës grupore të kësaj gare.

Në Play Off Ballkani do të përballet me skuadrën bjelloruse BATE, e cila sonte u eliminua nga Europa League nga skuadra moldave e Sheriff Tiraspolit.

Ndeshjet e Play Off-it do të luhen më datat 24 dhe 31 gusht. Nëse Ballkani e kalon BATE-n, do të luajë për të dytin sezon me radhë në fazën grupore të UEFA Conference League.

Ballkani eliminoi Lincolnin në raundin e tretë kualifikues për Ligë të Konferencës.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League