Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI NË PLAYOFF

Ballkani në playoff të Ligës së Konferencës, eliminon Lincolnin

Foto: FCBallkani/ Pamje nga ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë, Ballkani-Lincoln

Ballkani në playoff të Ligës së Konferencës, eliminon Lincolnin


17 August, 2023 @19:31

Ballkani ka arritur që të eliminojë Lincolnin në duelin e raundit të tretë kualifikues për Ligë të Konferencës dhe kështu ka siguruar fazën playoff të garës.

Në playoff Ballkani do të takohet me ekipin humbës në duelin kualifikues për Ligë të Kampionëve, ku Sheriff Tiraspol ka fituar ndeshjen e parë 5-1 ndaj BATE Borisovit, dhe nëse këta të fundit nuk arrijnë të bëjnë ndonjë befasi të madhe sonte vonë, atëherë bjellorusët do të jenë kundërshtarë të kampionit të Kosovës në playoff të Ligës së Konferencës.

Pas pjesës së parë me dy raste të mira të shpërdoruara, kampioni i Kosovës ka avancuar me një goditje mjeshtërore të Meriton Korenicës 0-1. Ky i fundit la të shtangur portierin e Lincolnit, Coleing që s’arriti të lëviz nga vendi. Goli erdhi në minutën e 48 të ndeshjes.

Rreth 20-minuta më vonë, një akcion tjetër i mirë, ndërsa Edvin Kuc nga afërsia, pasi mori topin në zonë depërtoi deri në afërsi dhe me një goditje shënoi për 0-2 (64’). Mirëpo, goli që dukej të ishte i rehatisë, si duket bëri që lojtarët paksa të relaksohen, derisa ndëshkoi menjëherë në anën tjetër zëvendësuesi Juampe që shënoi për 1-2 (66’). Krejt në fund Qëndrim Zyba vulosi rezultatin përfundimtar 1-3, me gol në minutën e 90+7 të ndeshjes. Ky doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes. Në total, pas fitores 2-0 në Prishtinë dhe 1-3 në Gjibraltar, Ballkani me rezultat të përgjithshëm 5-1 shkoi përpara.

Përndryshe, kjo e sotmja ka qenë ndeshja e dyzetë e trajnerit tiranas Ilir Daja në gara evropiane në karrierën e tij.

Ballkani

Kujtojmë, Ballkani në stinorin e kaluar ka shkruar historinë e futbollit kosovar duke u bërë ekipi i parë që ka arritur fazën grupore të një gare evropiane (Liga e Konferencës) dhe tashmë përpara ka vetëm një kundërshtar që të përsëris suksesin e njëjtë sikurse në stinorin e kaluar.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Conference League