Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KALOJNË TUTJE

Partizani eliminon Valmierën, mëson rivalin e playoffit

Partizani eliminon Valmierën, mëson rivalin e playoffit


17 August, 2023 @22:08

Kampioni i Shqipërisë, Partizani ka eliminuar ekipin letonez Valmierën në rrethin e tretë kualifikues për Ligë të Konferencës dhe kështu ka mësuar kundërshtarin për playoff të Ligës së Konferencës, që është pengesa e fundit për të siguruar fazën grupore të garës.

Partizani ka fituar sonte 1-0 në Tiranë, me penalltinë e shënuar nga Tedi Cara në mintuën e 21-të të ndeshjes, ndërsa rezultati i përgjithshëm u bë 3-1 në të miër të të kuqve tiranas, pasi që kishin fituar edhe jashtë, 1-2.

Në anën tjetër, Partizani sonte mësoi edhe rivalin e playoffit, që është ekipi i Astanës nga Kazakistani, ku këta të fundit u eliminuan nga rrethi i tretë i Ligës së Evropës nga Ludogoretsi bullgar, Ludogorets 5-1 Astana dhe Astana 2-1 Ludogorets. 

Ndeshjet do të luhen më 24 gusht në Astana dhe ajo e kthimit më 31 gusht në Tiranë.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League