Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI I SHQIPËRISË, MPOSHTET

Astana mposht Partizanin minimalisht

Astana mposht Partizanin minimalisht


24 August, 2023 @18:04

Skuadra kazake, Astana, ka mposhtur Partizanin 1-0 në ndeshjen e parë të playoffit të Ligës së Konferecës. Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e Astanës e ka shënuar futbollisti boshnjak Stipe Loncar, që dha gol në minutën e 41 të ndeshjes.

Më pas, Astana shënoi edhe një herë në pjesë të dytë, por goli i tyre u anulua për të mbetur përfundimisht rezultati 1-0, derisa kampioni i Shqipërisë i drejtuar nga kroati Zoran Zekic do të mundohet të përmbys këtë rezultat për të siguruar për herë të parë në histori fazën grupore të Ligës së Konferecës.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League