Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË BALLKANIT

Daja fitoren ia dedikon Emërllahut

Daja fitoren ia dedikon Emërllahut


24 August, 2023 @23:08

Strategu i Ballkanit, Ilir Daja, në deklaratën e dhënë pas fitores së madhe në ndeshjen e parë të playoffit ndaj BATE Borisovit ka bërë të ditur që kjo fitore shkon për Lindon Emërllahun, lojtar ky i Ballkanit që u operua dje dhe do të mungojë për një kohë te ekipi.

Emërllahu që u rrit te Ballkani, u bë prej lojtarëve kryesorë të mesfushës së ekipit, ndërsa fitorja iu dedikua atij.

“Fitorja e sotme i shkon Lindon Emërllahut. Ai është operuar dje dhe i urojmë kthim sa më të shpejtë. Fitorja shkon për te, për tifozët që na përkrahën si dhe atyre që ishin në stadiu. Fitorja është për këta djem që nuk dorëzohen kurrë,” ka thënë Daja pas ndeshjes.

Ballkani mposhti BATE Borisovin 4-1 në Prishtinë, ndërsa të enjten tjetër do të luajë ndeshjen e kthimit për të kërkuar biletën për fazën grupore të Ligës së Konferencës.

“Luajtëm me një ekip që ka përvojë, ka lojtarë të mirë, por rezultate nuk po marrin. Kemi humbur më shumë raste sesa që kemi shënuar. Ishim pak si të ftohtë para portës, por 4-1 ndaj një rivali të tillë është fitore goxha bindëse,” ka shtuar ai ndër të tjera. 


 
Të gjitha lajmet nga Conference League