RENDITJA
Ballkani po e mbanë Kosovën në listën e shteteve në UEFA
25 August, 2023 @10:49
Fitorja e mbrëmshme e Ballkanit ka bërë që Kosova si shtet të qëndrojë në pozitën e 33 të renditjes së UEFA-së. Kosova aktualisht po ndiqet nga Kazakistani, që ka dy ekipe ende në garë, derisa ekipet armene kanë përfunduar misionin në gara evropiane.
E Kosova është në dorë të kampionit të saj, që si duket po shkon drejt fazës grupore të garës, ndërsa Ballkani fitoi mbrëmë thellë ndaj BATE Borisovit.
Aktualisht, Kosova është e 33-ta në listë të shteteve sipas koeficientit të arritur në UEFA, ndërsa mbi të është Irlanda me 10,875 pikë, e nën Armenia me 10,625 pikë. Kosova ka 10,791 pikë.
Club Coefficient, UEFA Country Ranking:
...
30. Moldavia 12,625 pikë (në garë ende: UEL: Sheriff)
31. Sllovenia 12,000 pikë (në garë ende: UEL: Olimpija, UECL: Celje)
32. Irlanda 10,875 pikë (nuk ka ekip në gara)
33. Kosova 10,791 pikë (në garë ende: UECL: Ballkani)
34. Armenia 10,625 pikë (nuk ka ekip në gara)
35. Kazakistani 10,625 pikë (në garë ende: UECL: Astana, Tobol) ...
Ngritja e këtij koeficienti shtetëror, mundëson që në sezonet e ardhshme të garave të UEFA-së, të ketë më shumë pjesëmarrës nga liga ose përmirësimin e nivelit prej ku ia nisin garat ato. Këtë stinor 2023/24 në gara evropiane Ballkani ia nisi prej raundit të parë kualifikues, ndërsa dy ekipe nisën garën prej raundit të parë kualifikues në Ligë të Konferencës (Dukagjini, Gjilani), e një prej raundit të dytë (Drita).
—