PARA SHORTIT
Ballkani në vazon e katërt, këto janë ekipet në short të Ligës së Konferencës
31 August, 2023 @23:27
Kampioni i Kosovës, Ballkani, do të mësojë të premten gjatë ditës kundërshtarët e fazës grupore në kuadër të Ligës së Konferencës. Ballkani për herë të dytë radhazi arrin fazën grupore të kësaj gare, duke u bërë ekipi i parë nga Kosova që arrin një sukses të tillë, pasi që deri tash asnjë ekip kosovar nuk ka arritur të sigurojë fazën grupore të asnjërës garë evropiane.
Me fitoren në playoff ndaj kampionit të Bjellorusisë, BATE Borisov, Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja tashmë bëhet gati për të mësuar kundërshtarët që do t’i bien pas shortit të tërhequr. E në short, të ndara sipas vazove janë tetë skuadra në një vazo, prej ekipeve me më shumë pikë në gara evropiane te ato me më pak pikë. Natyrshëm, në këtë fazë Ballkani është te vazoja e katërt, ndërsa do të mësojë nga një kundërshtar prej secilës vazo.
E ato, para shortit të nesërm do të duken kështu:
VAZO 1:
Eintracht Frankfurt (GER)
Dinamo Zagreb (CRO)
Brugge (BEL)
AZ Alkmaar (NED)
Gent (BEL)
Fenerbahçe (TUR)
Lille (FRA)
Ferencvaros (HUN).
VAZO 2:
PAOK (GRE)
Slovan Bratislava (SLK)
Maccabi Tel Aviv (ISR)
Viktoria Plzen (CZE)
Aston Villa (ENG)
Ludogorets (BUL)
Fiorentina (ITA)
Bodo Glimt (NOR)
VAZO 3:
Genk (BEL)
Zorya (UKR)
Astana (KAZ)
Besiktas (TUR)
HJK (FIN)
Legia (POL)
Spartak Trnava (SLK)
Olimpika Ljubljana (SLO)
VAZO 4:
Zrinjski (BiH)
KI (FRO)
Aberdeen (SCO)
Cukaricki (SER)
Lugano (SWI)
Breidablik (ISL)
Nordsjaelland (DEN)
Ballkani (KOS).
Shorti për fazën grupore të Ligës së Konferencës do të hidhet të premten më 1 shtator duke filluar nga ora 14:30. Do të krijohen tetë grupe nga katër ekipe, ndërsa ekipet nga shtetet e njëjta nuk do të jenë në të njëjtin grup. Ballkani ka të hapur secilin kundërshtar nga secila vazo (1, 2 dhe 3)