Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERI NË DHJETOR, BALLKANI SIGURT NË EVROPË

Datat e ndeshjeve të Ballkanit në UECL

Datat e ndeshjeve të Ballkanit në UECL


1 September, 2023 @15:58

Pasi që mësoi kundërshtarët e fazës grupore, tashmë UEFA-ja ka të përcaktuara datat e ndeshjeve për këtë fazë të Ligës së Konferencës. Në ndërkohë, derisa ekipet të arrijnë marrëveshje për orarin e dueleve pas shortit, datat e tyre dihen.

Kështu, xhiroja e parë e Ligës së Konferencës është paraparë të luhet më 21 shtator, ndërsa pas një jave pushim, xhiroja e dytë vazhdon më 5 tetor, e kështu me radhë deri më 14 dhjetor kur luhet xhiroja e fundit. Kampioni i Kosovës, do të kërkojë së paku të regjistrojë më shumë pikë sesa në edicionin debutues në këtë garë vjet, ndërsa pse jo, sipas mundësive edhe të bëj edhe një befasi për të kaluar tutje në fazën pranverore të garës.

UECL

Xhiroja e parë: 21 shtator 2023
Xhiroja e dytë: 5 tetor 2023
Xhiroja e tretë: 26 tetor 2023
Xhiroja e katërt: 9 nëntor 2023
Xhiroja e pestë: 30 nëntor 2023
Xhiroja e gjashtë: 14 dhjetor 2023.

Ballkani në grup ka kundërshtarë si Dinamo Zagrebin, Viktoria Plzenin dhe Astanën. Fituesi i grupit do të sigurojë të tetën e finales së Ligës së Konferencës, ndërsa ekipi që mbyll grupin në vend të dytë do të luajë playoff ndaj ekipeve që vijnë nga pozita e tretë e fazës grupore të Ligës së Evropës, për të kaluar në të tetën e finales.

Gjithashtu, orari i ndeshjeve për benifit të shikuesve në televizion do të jetë prej orës 18:45 dhe në ora 21:00.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League