Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KROATI I TOTTENHAMIT

Ivan Perisic mbyll stinorin 23/24

Ivan Perisic mbyll stinorin 23/24


20 September, 2023 @14:51

Njëri ndër futbollistët më të dalluar të krahut, Ivan Perisic, me shumë gjasa ka mbyllur stinorin 2023/24 pas lëndimit të pësuar. Tottenham Hotspur ka bërë të ditur se lëndimi i gjurit të lojtarit ka bërë që ai do të mungojë për një kohë të gjatë, ndërsa kroati pritet që të mos kthehet deri në fund të këtij stinori, që posa ka filluar.

The Daily Mail ka bërë të ditur se kroati Perisic që ka luajtur 50 ndeshje për ekipin nga Londra do të duhet të operohet, ndërsa pritet të jetë një mungesë e madhe për ekipin e drejtuar nga australiani Ange Postecoglu. Tottenham këtë fundjavë do të luajë derbin ndaj Arsenalit, ndërsa aktualisht është ndër katër ekipet pa humbje në Premier Ligë, derisa gjendet në pozitën e dytë të renditjes tabelare aty.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League