Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

the GUNNERS

Arsenal shënjestron qendërsulmes për janar

Arsenal shënjestron qendërsulmes për janar


26 September, 2023 @9:24

Arsenal është duke bërë planet për të siguruar një qendërsulmues për afatin kalimtar dimëror, që nis në janar të vitit të ardhshëm. Sipas informatave të botuara në Daily Mirror mbrëmë, topçinjtë janë duke shikuar mundësinë e marrjes së sulmuesit të Brentfordit dhe të Anglisë në radhët e tyre.

Mikel Arteta është duke shikuar opcionet për blerjen e kartonit të Ivan Toneyt, i cili aktualisht është i suspenduar. Siç ka pohuar Daily Mirror, Brentford është duke kërkuar rreth 60 milionë funta për kartonin e sulmuesit të tyre.

Toney përndryshe është i suspenduar nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA) pasi që është vërtetuar se ka thyer rregullat me bastore, rregulla këto që janë të strikta në Angli për lojtarët. Sulmuesit 27-vjeçar suspendimi i përfundon në janar të vitit 2024, pikërisht kur nis afati kalimtar dimëror, që edhe po i konvenon Arsenalit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League