Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI QË NGRITI DILEMA!

PGMOL pranon, gabim njerëzor në anulimin e golit të Liverpoolit!

PGMOL pranon, gabim njerëzor në anulimin e golit të Liverpoolit!


1 October, 2023 @12:27

Organi i zyrtarëve të ndeshjeve në Premier Ligë, PGMOL, ka pranuar sot se vendimi për të anuluar golin e Luis Diazit në ndeshjen e djeshme Tottenham-Liverpool, ka qenë “gabim i madh njerëzor”.

Totteham mposhti Liverpoolin me golin e shënuar në minutën e gjashtë shtesë të ndeshjes, 2-1, derisa të kuqtë e Jurgen Kloppit kishin dy lojtarë mangu në fushë, pasi që Curtis Jones kishte marrë karton të kuq në minutën e 26 të ndeshjes, ndërsa Diogo Jota dy të verdha të shpejta, 68’ dhe 69’. E goli i fitores për Tottenhamin erdhi me autogol të Joel Matip në 90’+6.

PGMOL do të mirret me rastin deri në fund, ka thënë ndër të tjera njoftimi i organit të referëve, ndërsa ndër të tjera aty është shkruar: goli i anuluar i Luis Diazit për pozitë jashtë loje nga referët në fushë, është një gabim faktik dhe i pastër dhe duhej të rezultonte në gol, me intervenim të VAR-it. Sidoqoftë, VAR ka gabuar që nuk ka intervenuar.

Mbetet të shihet se çka do të ndodh me Darren England, referin kryesot të kësaj ndeshjeje, ndërsa pas ndeshjes në deklaratën e dhënë për media trajneri gjerman i Liverpoolit Jurgen Klopp ka thënë: Kjo nuk duket ofsajd kur e sheh. Topi është mes këmbëve të Mo’s, por ata e vizatuan linjën gabim dhe nuk e vlerësuan momentin e pasimit të Mo’s [Salah].

Tottenham me këtë fitore ka arritur në kuotën e 17 pikëve, duke i shkaktuar humbjen e parë kamiponale këtë stinor Liverpoolit, që mbetet në 16 pikë. Tottenham është i dyti, Liverpool i katërti.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League