Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REKORD I RI I SUKSESIT TË PREMIER LIGËS

6.7 miliardë funta - të drejtat e TV për Premier Ligën!

6.7 miliardë funta - të drejtat e TV për Premier Ligën!


5 December, 2023 @12:06

(BBCSport)—Premier Liga angleze ka arritur marrëveshje televizive me Sky dhe TNT për shifrën rekorde prej 6.7 miliardë funtave (7.81 miliardë euro) që do të transmetojnë deri në 270 ndeshje drejtpërdrejtë në televizion për një stinor.

E njëjta marrëveshja përfshin edhe BBC-në, që do të vazhdojë të jep emisionin e famshëm të saj Match of the Day. Premier Liga ka bërë të ditur se marrëveshja që përfshin katër stinoret duke nisur prej 2025/26 është marrëveshja më e madhe e arritur për të drejta televizive ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sky do të merr katër nga pesë pako dhe do të transmetojë minimum 215 ndeshje për stinor, përfshirë këtu ndeshjet e së shtunës në 18:30, të dielës në 16:30, por edhe duelet e të hënave dhe të premteve, përfshirë tre xhiro të mesjavës gjatë stinorit.

Premier League

TNT do të transmetojë 52 ndeshje për stinor, duke përfshirë edhe ndeshjet e së shtunës në 13:30 dhe dy xhiro të plota të mesjavës.

Sky Sport gjithashtu ka fituar të drejtën për të transmetuar të gjitha ndeshjte e xhiros së fundit për secilin stinor (dhjetë ndeshje në kohë të njëjtë).

Amazon në anën tjetër, që aktualisht ka të drejtën të transmetojë 20 ndeshje për stinor me marrëveshjen aktuale, nuk ka arritur të sigurojë asnjë të drejtë transmetimi në marrëveshjen e re.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League