Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RADHËS PËR SPURS!

Tottenham fiton dhe shton dallimin në krye të renditjes

Fotot: TottenhamHotspur/ fb

Tottenham fiton dhe shton dallimin në krye të renditjes


28 October, 2023 @0:22

Tottenham Hotspur ka çuar në pesë pikë dallimin në krye të Premier Ligës dhe ka vazhduar startin shumë të mirë të stinorit, me fitore ndaj Crystal Palace-it sonte.

James Maddison

Ata morën kontrollin e lojës kur një krosim i James Maddisonit u devijua nga mbrojtësi Joel Ward për epërsi (53’), ndërsa Maddison ishte kyq edhe në golin e dytë, derisa luajti me Brennan Johnson që asistoi te Son Heung-min (66’), që shënoi golin e tetë të stinorit.

Jordan Ayew shënoi bukur në kohën shtesë (90’+4), por ekipi i Crystal Palace-it nuk kishte kohë më shumë, derisa ndeshja përfundoi 1-2 në të mirë të ekipit të drejtuar nga Ange Postecoglou.

Ange Postecoglou

Fitorja do të thotë që Tottenham kalon në 26 pikë, 5 më shumë sesa Manchester City dhe Arsenal, që do të mund të ngushtojnë dallimin në pikë me fitoret e tyre potenciale këtë fundjavë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League