Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPER PERFORMANCË E ASTON VILLËS!

Emery për herë të parë mposht Guardiolën, Villa del mbi Cityn

Emery për herë të parë mposht Guardiolën, Villa del mbi Cityn


6 December, 2023 @23:14

Aston Villa ka dalë mbi Manchester Cityn në tabelë të Premier Ligës me një fitore të madhe sonte, ndërsa Unai Emery ka shënuar fitoren e parë në karrierë ndaj Pep Guardiolës (14 duele). Një goditje e devijuar, ka përcaktuar ndeshjen 1-0, ndërsa Leon Bailey ka festuar golin e tij (74’) që solli fitoren e madhe, të katërmbëdhjetën me radhë në shtëpi - rekord - për ekipin nga “Villa Park”.

Fitorja, bën që Aston Villa të dalë në pozitë të tretë me 32 pikë, ndërsa Manchester City kampion aktual të bie në pozitë të katërt të renditjes me 30 pikë nga 15 ndeshje. Arsenali është lider i Premier Ligës me 36 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League