HUMBJA E PARË E "THE GUNNERS"!
Newcastle ia shkakton humbjen e parë Arsenalit
4 November, 2023 @20:53
Goli që do të diskutohet i Anthony Gordonit, ka vendosur ndeshjen në St James’ Park, ndërsa Newcastle United ka shënuar fitore ndaj Arsenalit, ku këta të fundit kanë përjetuar humbjen e parë të stinorit në Premier Ligë. Një ndeshje e luftuar pa shumë raste, me golin e Gordonit që bëri dallimin në ndeshje, ndërsa VAR kontrolloi a ishte topi jashtë, ishte faul apo ofsajd, para se Newcastle të nis festën.
Newcastle United në anën tjetër u ankua fortë për mos dhënien e kartonit të kuq Kai Havertzit, kur gjermani bëri një ndërhyrje të ashpët te Sean Longstaff, por as Arsenali nuk u ndalë në ankesa duke kërkuar të kuqe për Bruno Guimaraesin për një goditje ndaj Jorginhos! Magpies më pas festuan, duke zgjidh ndeshjen pasi që portieri i Arsenalit David Raya huqi krosimin e Joe Willockut, për t’i mundësuar Gordonit futjen e topit në rrjetë pas një rrëmuje mes Joelintonit e Gabrielit në shtyllën tjetër. Newcastle 1-0 Arsenal [Anthony Gordon 64’].
Ekipi i Eddie Howe kalon në 20 pikë dhe pozitën e gjashtë me këtë fitore, ndërsa Arsenal mbetet në 24 pikë pas 11 ndeshjeve në pozitën e tretë, momentalisht.