VENDOS KMI I PREMIER LIGËS
Paneli profesional: Goli i Newcastle ndaj Arsenal, ishte në rregull
9 November, 2023 @19:06
Vendimi që çoi në reagime të mëdha, në korrektësinë e golit të Newcastle United ndaj Arsenalit në fundjavën që e lamë pas në Premier Ligë - është cilësuar si i saktë.
BBC Sport ka bërë të ditur se paneli i Premier Ligës (Key Match Incidents, KMI) i përbërë nga tre ish-lojtarë/trajnerë dhe anëtarë të PGMOL ka rënë dakord që goli i Anthony Gordonit ka qenë i rregullt dhe nuk ka pasur evidencë shtesë për të mohuar golin e fitores për Newcastle United.
Mirëpo, ky panel gjithashtu ka vlerësuar se Kai Havertz i Arsenalit dhe Bruno Guimaraes i Newcastle Unitedit do të duhej të ndëshkoheshin me kartonë të kuq për faulimet e tyre të bëra në ndeshje!
Paneli KMI rishikon incidentet e mëdha të Premier Ligës, që ndikojnë në rezultatin e ndeshjes dhe vlerëson ato, përfshirë këtu edhe vendimet e VAR-it.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, kishte përshkruar vendimin e referëve pas ndeshjes si turpërues për futbollin dhe koritës. Newcastle i dha humbjen e parë të stinorit në Premier Ligë Arsenalit.