BLADES
Sheffield United emëron trajnerin e ri
5 December, 2023 @14:37
Ekipi i parë këtë stinor në Premier Ligë që shkarkon trajnerin është bërë Sheffield United, që erdhi këtë stinor në elitë nga Championship. Sheffield United ka bërë të ditur se ka shkarkuar tranjerin Paul Heckingbottom, ndërsa në vend të tij ka emëruar Chris Wilderin.
Njoftimin e ka konfirmuar pronari i klubit, Prince Abdullah. Sheffield United është në fund të renditjes së Premier Ligës, ndërsa ka 5 pikë, pasi që ka humbur 11 nga 14 ndeshjet e para të stinorit. Me Wilderin, Sheffield United kishte arritur të përfundojë stinorin në Premier Ligë në pozitën e nëntë disa vite më parë.