Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FA PRET ARTETËN

Arteta në disciplinore pas deklaratave ndaj referëve

Arteta në disciplinore pas deklaratave ndaj referëve


16 November, 2023 @21:54

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është futur në procedurë disciplinore nga Federata e Futbollit e Anglisë, (FA) për shkak të komenteve që i bëri pas humbjes nga Neëcastle United 1-0. Kjo ka qenë humbja e parë e Arsenalit në stinorin 2023/24 në Premier Ligë.

Arteta e ka quajtur vendimin e VAR-it në këtë ndeshje të turpshëm dhe e ka cilësuar si koritje për ligën. Newcastle United fitoi ndeshjen me golin e Anthony Gordonit, gol ky që u shikua nga VAR për aut, pastaj faul dhe në fund për ofsajd. Pasi që kaloi të gjitha vlerësimet - u pranua si i rregullt.

“Komentet e tija janë fyerje për zyrtarët e ndeshjes dhe çojnë në mosrespektim të vlerësimit të ndeshjes, të dëmshme për lojën dhe reputacionin e ligës,” ka shkruar ndër të tjera komunikata e FA, përcjell BBC Sport.

Në ditët në vijim pritet të shihet se çfarë dënimi/gjobe do të merr trajneri spanjoll i Arsenalit për deklaratat e tija të dhëna pas ndeshjes në fjalë. Arteta deri të martën duhet të përgjigjet me deklarata shtesë në drejtim të FA.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League