Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI QË SHPËRTHEU KËTË STINOR

Manchester United po e monitoron nga afër

Manchester United po e monitoron nga afër


15 December, 2023 @8:53

I lindur dhe i rritur në Francë, ka luajtur për kombëtaret zinxhir të Francës, ndërsa pas U20-shes ka kaluar te rrënjët e tij, tash reprezentuesi i Guinesë, Serhou Guirassy është lojtari që pritet të kërkohet më së shumti në tregun dimëror futbollistik.

Serhou Guirassy 27-vjeç ka shpërthyer këtë stinor në Bundesligë me Stuttgartin dhe tashmë edhe Sky Sport ka bërë të ditur se ai do të mund të përfundojë në Manchester United - që po kërkon një sulmues me ngulm - për këtë stinor.

Aktualisht Serhou Guirassy ka shënuar 16 gola në Bundesligë dhe ka vetëm dy më pak se Harry Kane i Bayernit që është lider i shigjetarëve të Bundesligës. Ardhja e tij mund të bëhet lehtë, pasi që ekipi nuk do të mund të kërkojë më shumë se 20 milionë euro për kartonin e tij.

E derisa Stuttgart është në TOP-3 të Bundesligës aktualisht, ndërsa Serhou Guirassy në TOP-2 të golashënuesve, gjermanët duhet të bëjnë mirë llogaritë e tyre para vendimit. Manchester United është në gjah dhe po e monitoron nga afër guinejanin.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League