Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NOTTINGHAM FOREST!

Trajneri i dytë që shkarkohet këtë stinor në PL

Trajneri i dytë që shkarkohet këtë stinor në PL


19 December, 2023 @18:29

Nuk ka vonuar dhe Nottingham Forest ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Steve Cooper nga detyra. Favorit për t’ia zënë vendin është ish-trajneri i Wolves, Tottenham dhe së fundi Al-Ittihad, Nuno Espirito Santo, me të cilin janë konfirmuar bisedimet më parë nga BBC Sport.

Pesë ndeshje të humbura nga gjashtë të fundit, kanë qenë të tepërta për pronarin grek të Forestit, Evangelos Marinakis, që ndau rrugët me trajnerin Cooper. Cooper 44 vjeç mori Nottingham Forestin nga pozita e fundit në Championship tre stinorë më parë dhe ia siguroi Premier Ligën pas 23 viteve mungesë.

Ekipi dy stinorë i kaloi në Premier Ligë, ndërsa ky është stinori i tretë. Përveç rezultateve që po mungojnë aktualisht, the Guardian ka bërë të ditur se ka kohë që pronari i klubit dhe trajneri kanë ftohur marrëdhëniet, ndërsa është theksuar se edhe nuk ia kanë hapur telefonatat njëri-tjetrit!

Me këtë, ndeshja e fundit për Steve Cooperin me Nottinghamit doli të jetë ajo e së premtes së kaluar, ku u mposht 0-2 nga Tottenhami. Cooper bëhet trajneri i dytë i shkarkuar këtë stinor në Premier Ligë, pas atij të Sheffield Unitedit, Paul Heckingbottom.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League