ANALIZË PAS DERBIT NË LIVERPOOL!
Arsenali i matur dhe i pjekur në “Anfield Road”
25 December, 2023 @23:33
(BBC Sport) — Jurgen Klopp kishte urdhëruar tifozët e Liverpoolit që të bëjnë sa më shumë zhurmë dhe t’i japin Arsenalit “një përvojë të vërtetë Anfieldi” në vendin ku topçinjtë shpesh kanë dështuar në të kaluarën.
Arsenali nuk ka fituar në “Anfield Road” që prej shtatorit të vitit 2012 ndërsa testi i fundjavës ka qenë i tillë për të kuptuar se futbollistët e Mikel Artetës a janë gati të kenë temperamentin e një skuadre titull-fituese.
Përkundër të gjithave që ndodhën në ndeshje dhe barazimit 1-1 në fund, Arsenal ka treguar pjekuri dhe maturi në ndeshje ndaj Liverpoolit në “Anfieldin” plot zhurmë.
Rezultati i dëshiruar për secilin do të ishte fitorja, por duket se barazimi i konvenoi më së shumti atyre që luftonin për titullin e botës në fundjavë dhe kampionët aktual - Manchester City. Këta të fundit janë disa pikë pas dhe dëshira e Pep Guardiolës ka qenë që asnjëra të mos i ikë më shumë me pikë në tabelë.
Mirëpo, ajo që u pa qartë në këtë ndeshje ka qenë se krahasuar me vitet e kaluara Arsenali ka qenë shumë më shumë i pjekur si ekip për të duruar atmosferën e “Anfieldit” dhe lojën e rëndësisë së madhe. E kësaj po i kontribuon ndikimi dhe cilësia e mesfushorit Declan Rice, që ka sjellë stabiilitet në ekip me transferin mbi 100 milionësh të bërë gjatë verës nga ekipi i Artetës.
Rice pos që e ka bërë lojën e tij, edhe ka kontrolluar bashkëlojtarët si në lëvizje ashtu edhe në mesazhe brenda fushës për të mbajtur gjithçka nën kontroll.
“Oh Zot! Sa të fuqishëm janë ata. Lajmi i mirë është që edhe ne jemi të mirë,” tha Klopp pas ndeshjes, përkundër se ekipi i tij në pjesë të dytë pati dy raste ideale për ta fituar ndeshjen, duke mos harruar edhe një prekje me dorë të Odegaardit në zonë - që kaloi pa shumë zhurmë në lojë!
Për Arsenalin kjo ndeshje ka qenë test për një kontekst më të gjerë. Historia tregon se Arsenal kur i tejkalon këto ndeshje, bëhet edhe më i fortë në vazhdim dhe do të luftojë për titull kampioni deri në fund të stinorit.