Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED SHEH SHPRESË

Sir Ratcliffe blen 25% të aksioneve në Manchester United

Sir Ratcliffe blen 25% të aksioneve në Manchester United


25 December, 2023 @23:14

(BBC Sport) — Miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe është pajtuar të blejë 25% të aksioneve të Manchester Unitedit për rreth 1.3 miliardë dollarë. Grupi Ineos i miliarderit nga Manchesteri do të kontrollojë operacionet futbollistike në klubin në fjalë.

Ratcliffe 71 vjeçar gjithashtu do të jep 300 milionë dollarë në investimet e planifikuara për të ardhmen e stadiumit “Old Trafford”. Njoftimi zyrtar nga klubi i Manchester Unitedit erdhi 13 muaj pasi që pronarët, familja Glazer, kanë bërë të ditur se janë duke konsideruar opcionet për shitje.

SIr Jim Ratcliffe

Amerikanët Glazer kishin blerë klubin për 850 milionë dollarë në vitin 2005. Ofertuesi i vetëm publik i deritashëm, Sheiku Jasim bin Hamad Al Thani tërhoqi ofertën e tij për të blerë 100% të aksioneve të klubit në tetor të këtij viti.

Manchester United ka kohë që s’po merr rezultate në fushë të lojës, kurse nuk ka fituar Premier Ligën që prej vitit 2013, ndërsa ka pasur protesta ndaj pronarëve Glazer disa herë.

Old Trafford

Në anën tjetër Ratcliffe është shef ekzekutiv i kompanisë së petrokemikaleve Ineos, ndërsa ka thënë se është përkrahës i përjetshëm i ekipit të qytetit të tij. Ai kishte provuar, por nuk kishte arritur ta blejë Chelsean në vitin e kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League