Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTUGEZI MERR DREJTIMIN E SKUADRËS

Nuno Espírito Santo zyrtarisht trajner i ri i Nottingham Forestit

Nuno Espírito Santo zyrtarisht trajner i ri i Nottingham Forestit


20 December, 2023 @11:18

Portugezi Nuno Espírito Santo edhe zyrtarisht është bërë trajner i ri i Nottingham Forestit. Ashtu siç njoftoi dje BBC Sports, portugezi 49 vjeçar ishte favorit për të marrë detyrën pas largimit nga Al-Ittihad.

Ai do të merr detyrën zyrtarisht të shtunën ndaj Bournemouthit në “City Ground” ndërsa ka përvojë të gjatë në Premier Ligë, duke qenë se ka drejtuar me vite të tëra Wolvesin dhe së fundi Tottenhamin, ku zgjati jo më shumë se katër muaj.

BBC Sports ka bërë të ditur se Nuno ka nënshkruar kontratë 2.5 vjeçare me ekipin.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League